Transmetuar më 22-07-2019, 00:02

Moderatori dhe aktori Ermal Mamaqi lajmëroi se ka filluar puna për filmin e radhës. Ai me gjasa nuk do të jetë më në “Tv Klan”, në sezonin tjetër për të drejtuar emisionin “xing me Ermalin”, kjo për arsye se do t’i përkushtohet kinematografisë, ku edhe ka ambicie të larta.

Pas suksesit të filmit “dy gisht mjaltë”, ku protagoniste ishte edhe Elvana Gjata, Ermal Mamaqi është në hapat e parë të filmit tjetër.

Me një pamje të transformuar,  me flokë ngjyrë të kuqe, syze dhe mustaqe,ai paralajmëron për krijimin e ri.  “Çkemi miq? Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Gati për të thyer një tjetër rekord, vetes. Ermal modesti”,- ka shkruar ai krah postimit të tij në rrjetet sociale.

Ermali nuk ka zbuluar se kush do të jenë protagonistët e këtij filmi apo edhe për çfarë filmi bëhet fjalë. Por me “modesti” ambiciet i ka të mëdha. /a.m/noa.al/