Transmetuar më 20-07-2019, 23:17

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mëdhenj të planetit (veç këtë gjë ama, nuk duhet ta dëgjojë Lionel Messi). CR7 është i njohur për aftësitë si sulmues dhe shpejtësinë e tij të admirueshme dhe në sajë të këtyre dhuntive ka fituar një sërë çmimesh.

Me Real Madrid, Ronaldo shënoi 311 gola në 292 paraqitje, një statistikë e pabesueshme e cila tregon se sa i talentuar është. Aktualisht ai luan për Juventusin ndërkohë që në këtë shkrim sjellim 10 gjëra interesante që nuk i keni ditur rreth tij.

Pseudonimi i tij i fëmijërisë është “qaramani”- Është ky pseudonimi qesharak që ka pasur në fëmijëri, gjë që do të kënaqë të gjithë ata që e kanë inat. Po ashtu ai thirrej nga shokët si “bleta e vogël”, për shkak të shpejtësisë që shfaqte kur luante futboll.

Ronaldo është një dhurues i rregullt i gjakut– Kjo gjë shpjegon edhe mungesën e tatuazheve në trupin e tij. Fiksimi pas tatuazheve u përhap pas David Beckham, por Ronaldo e ka shmangur këtë detaj në trupin e tij dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë tatuazh të vetëm. Kjo mund të ketë të bëjë me faktin se ai është një dhurues i rregullt gjaku. Kryqi i Kuq këshillon që të mos dhurohet gjak, të paktën katër muaj pas bërjes së tatuazhit.

Emri i tij u mor nga Ronald Regan– Emri i Cristiano Ronaldos është marrë nga Ronald Regan, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ronaldo mund të hidhet pesë herë më shpejt se një sportist i basketbollit- Kjo pasi studime shkencore kanë provuar se ai është pesëfish më i shpejtë në kërcim në raport me mesataren e lojtarëve të NBA, çka shpjegon edhe shkëputjet mbresëlënëse të tij.

Miku i fëmijërisë i Ronaldos, Albert Fantrau, flijoi vendin e tij në akademinë e futbollit për CR7– Kjo është një histori mahnitëse miqësie, ku shoku i tij Fantrau u sakrifikua për të, pasi trajneri u tha se kush bën më shumë gola në një lojë të vetme do të fitonte një bursë për në akademinë prestigjioze të futbollit në Lisbonë. Fantrau dhe Ronaldo ishin kokë më kokë, kur Fantrau pati shansin për të shënuar. Por në vend të kësaj ai e kaloi topin te Ronaldo, duke i dhuruar kështu mundësinë e jetës. Ronaldo nuk e ka harruar kurrë këtë sakrificë, pak kohë më parë i dhuroi mikut të tij një shtëpi, si dhe një kartë bankare me parà, në shenjë falënderimi.

Ronaldo është lojtari i parë portugez që iu bashkua Manchester United FC- Në vitin 2003, Ronaldo nënshkroi për Manchester United. Ai ishte vetëm një adoleshent, por djajtë e kuq paguan 12 milionë paund për të. Gjithashtu ai arriti të merrte numrin 7 në fanellë, duke zënë numrin që kishin mbajtur më parë David Beckham dhe Eric Cantona.

Babai i tij ishte alkoolist dhe kjo është një nga arsyet se pse Ronaldo refuzon të pijë– Kur Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç, babai i tij Jose vdiq si pasojë e komplikimeve që lidhen me alkoolizmin. CR7 e dërgoi disa herë të atin në qendra rehabilitimi, por Jose e refuzoi ndihmën.

Futbollisti iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në moshën 15-vjeçare– Ronaldo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, për shkak të komplikimeve që pati si pasojë e rrahjeve të shpeshta. Por ai u kthye në stërvitje sërish, pak ditë pas ndërhyrjes.

Ka shumë mister rreth lindjes së fëmijëve të tij– Lindja e tre fëmijëve të parë të Ronaldos është e lidhur me mister. Në vitin 2010, Ronaldo u bë për herë të parë babai i Cristiano Junior, i cili lindi në SHBA, nga një nënë e paidentifikuar, siç njihet ndryshe surrogate. Ai e pagoi nënën biologjike të fëmijës, ndërsa për kujdestarinë e plotë të tij u kujdes nëna e futbollistit, Dolores, në Portugali. Ai nuk do që ta zbulojë kurrë identitetin e nënës së djalit të tij, sipas marrëveshjes së tyre. Në vitin 2015, Ronaldo u bë baba i dy binjakëve, në të njëjtën mënyrë si radhën e parë, duke paguar një grua. Ndërkohë në vitin 2017, Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez, u bënë prindër të një vajze të vogël të quajtur Alana, shkruan noa.al. Tashmë ai dhe Georgina po i rrisin të gjithë fëmijët bashkë.

Ronaldo u përjashtua nga shkolla në moshën 14-vjeçare– Ronaldo u përjashtua nga shkolla në moshën 14-vjeçare, pasi një mësues u tall me babanë e tij. Kjo bëri që Ronaldo të inatosej keq, duke e goditur mësuesin me karrige. /a.y/noa.al