Transmetuar më 20-07-2019, 16:40

Në një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka folur për dënimin e klubit korçar nga UEFA, lënien në fuqi nga CAS dhe atë çka fshihet pas këtij dënimi ekzemplar.

“Të publikohen të gjitha dosjet, sepse ne e dimë sa të pafuqishëm jemi ndaj UEFA-s. Nuk kemi të bëjmë me një dënim të UEFA-s, por të personave të veçantë. Çdo dëshmitar anonim do dalë pa emër dhe do deklarojë. Nuk ka asnjë germë, as një njeri, që të ketë denoncuar. Deklarata e portierit të Krusader nuk është marrë parasysh. Ai person ishte bixhozxhi”.

Eksperiment me Skënderbeun? “Pse nuk u dënuan ata në Belgjikë?Në Spanjë dini ju të jenë dënuar nga UEFA. Pse nuk kanë shkuar këta zotërinj të ndihmojnë prokurorinë? Burimet tona na kanë thënë që emaili kërcënuas ka ardhur nga Tirana jo nga Korça. Në rregulloren e UEFA-s thuhet që të dënohet 1 klub duhet të jenë të përfshirë, president, lojtarë staf. Në rastin tonë nuk ka të përfshirë. Dënohet një klub pa autor. Do e pranoja po të dënohesha vetëm unë” .

E ardhmja? “Kurse kështu dënohet një qytet, një tifozeri, që për mua është më e mira. 300 kilometra kanë bërë tifozët e Skënderbeut dhe e kanë mbushur me 12 mijë e 500 tifozë “Elbasan Arenën”. Dyshoj që mund ta mbushë ndonjë klub. Kam një detyrim moral ndaj atij qyteti. Do vazhdoj projektin me Skënderbeun. Ai qytet do të ketë ekipin e futbollit dhe në nivele të larta. Nuk e di si do jetë pjesa e gjobës, që të marrim një vendim të dytë. Ne do marrim një vendim në të mirë të futbollit”.

Gjoba? “Pjesa e gjobës nuk është e mirëmenduar dhe e studiuar. Për një klub shqiptar është shumë e mirëmenduar 1 milionë euro dhe 10 vjet pjesmarrje. Këtu flitet për zhdukje. Nuk na dalin më shumë se 2 persona që janë marrë me dënimin e Skënderbeut. Çelësat e zyrës i ka Eduart Dervishi. I kemi mundësi ti vërtetojmë të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje”.Nuk e di si është pjesa e pagesës së gjobë. Nuk është vetëm 1 milionë euro. Po të qe vetëm 1 milionë euro do bëhej një sakrificë e madhe. Është sikur ta hedhësh në kosh. Janë edhe 10 pjesmarrje. Futbolli pa motiv, nuk shkon. Nuk mund të pretendosh që të ngresh një klub pretendent. Studioja jonë dhe avokati, janë referuar gjykatës federales. Ajo merret me provat. Studioja jonë në momentin që ka dorëzuar letrën për KAS-in ka dorëzuar edhe për gjykatën federalën.

Dervishi? “Dosja Skënderbeu është përpiluar në Tiranë shumë mirë dhe ka shkuar në Zvicër. E merrni vesh kush janë miqtë e zotit Dervishi dhe sa të informuar janë. Kanë nga ata që janë vetofruar për të dhënë dëshmi të reme, për lek. Studioja në Zvicër është nga më prestigjioze. Ata kanë besuar që në fillim te gjykata federale. Kishin dyshime që KAS-i mund të influencohet nga UEFA dhe kështu ndodhi.Dosja Skënderbeu është përpiluar në Tiranë shumë mirë dhe ka shkuar në Zvicër. E merrni vesh kush janë miqtë e zotit Dervishi dhe sa të informuar janë. Kanë nga ata që janë vetofruar për të dhënë dëshmi të reme, për lek. Studioja në Zvicër është nga më prestigjioze. Ata kanë besuar që në fillim te gjykata federale. Kishin dyshime që KAS-i mund të influencohet nga UEFA dhe kështu ndodhi”.