Transmetuar më 18-07-2019, 22:05

Cristiano Ronaldo është në rrugë të mbarë për “Topin e artë”, që do të fitojë për herë të gjashtë, si asnjëherë tjetër në histori.

Gazeta spanjolle Marca i ka bërë një analizë CR7 me ecurinë e këtij viti te Juventusi dhe Portugalisë.

Sipas kësaj në bazë të opinioneve të para të mbledhura, Ronaldo duhet të jetë pranë triumfit personal, pasi vitin e kaluar Luka Modric ndërpreu dominimin 10-vjeçar të portugezit dhe Lionel Messit.

Aktualisht 34-vjeçari konsiderohet një nga favoritët kryesorë bashkë me Kylian Mbappe, Sadio Mane e Virgil Van Dijk.

Vendimtar në këtë triumf të mundshëm të Ronaldos do të rezultonin paraqitjet e tij me “Zonjën e vjetër”, skuadër me të cilën fitoi kampionatin dhe Super-kupën e Italisë.

Portugezi ka arritur të shënojë në të gjitha takimet e Champions si dhe është renditur i treti në listën e golashënuesve më të mirë të Serisë A me 21 gola.

Sigurisht që nuk duhet harruar suksesi në Nations League. Ai udhëhoqi përfaqësuesen e tij drejt triumfit në edicionin e parë të këtij turneu. Messi e ka fituar pesë herë Topin e Artë, aq sa Ronaldo dhe Platini, Krujf e Van Basten nga tre herë secili.