Transmetuar më 18-07-2019, 20:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qafëzez të Kolonjës, pas një sherri mes dy personave.

Ata ishin në lokal dhe pas një konflikti verbal, degjeneruan në përdorimin e thikës.

Shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me thikë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez.

Ky i fundit aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të  mjekëve.

Autori i ngjarjes u largua dhe po kërkohet nga policia në të gjithë zonën. /k.k/noa.al/