Transmetuar më 18-07-2019, 18:32

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një personi në Shtetet e Bashkuara.

Ai u përplas nga një makinë, shoferi i së cilës po shikonte film porno ndërkohë që automjeti ishte në lëvizje.

Tani ai do të përballet me drejtësinë pasi që kishte goditur për vdekje një person në juglinde të Minesotës.

Raportet e hetimeve tregojnë se Tate Doom, 47 vjeçar, ishte duke shikuar porno në telefon kur ka goditur me kamion dy automjete.

Hetuesit kanë treguar se në telefonin e tij janë gjetur foto dhe video të hapura në orën kur ai po ecte me kamion në momentin e aksidentit. /k.k/noa.al/