Transmetuar më 18-07-2019, 17:53

Kur zbuloi se e shoqja kishte të dashur, humbi toruan dhe pasi zbuloi rivalin në dashuri, mori një palë gërshërë, i shkoi në shtëpi dhe i preu penisin.

Burri dyshonte prej kohësh se fqinji shkonte me të shoqen dhe rebelimin e tij nuk mundi ta mbante nën kontroll.

Ngjarja e pazakontë vjen nga Florida, SHBA, ku Alex Bonilla hyri në shtëpinë e dashnorit të gruas. Pasi e kërcënoi me pistoletë e lidhi këmbë e duar dhe më pas i preu organin gjenital me gërshërë.

Burri u arrestua nga policia e kontest së Gilchrist më 14 korrik, nën akuzën e dhunimit të banesës, rrëmbim personi dhe plagosje në rrethana rënduese, shkruan noa.al.

I dëmtuari u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë gjendja e tij është e qëndrueshme. /a.y/noa.al