Transmetuar më 18-07-2019, 17:23

El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 62-vjeçari, një prej bosëve më të njohur të trafikut të drogës, i cili arriti të arratisej dy herë nga burgjet meksikane, do e kalojë të gjithë jetën e tij në burgun e sigurisë së lartë në Florence të Colorado.

Në leximin e vendimit gjatë kësaj të mërkure, ishte e pranishme edhe e shoqja Emma Coronel.

Narkotrafikanti emri i plotë i të cilit është Joaquin Guzman, u gjykua nga një gjykatë federale në Brooklyn, New York, duke u shpallur fajtor për dhjetë akuza.

Lideri i kartelit të Sinaloa, El Chapo, është gjetur fajtor se ka drejtuar organizatën më të madhe të trafikut në hemisferën perëndimore, ku ka urdhëruar vrasjen e 11 armiqve me pagesë, por edhe zyrtarëve meksikanë, shkruan noa.al.

Duke folur gjatë seancës ai tha se, “Që nga momenti që qeveria më dërgon në burg, emri im nuk do përmendet më, ndaj shfrytëzoj rastin të them që: nuk u bë drejtësi”.

Ai e cilësoi dënimin e tij si “një torturë psikologjike, emocionale dhe mendore për 24 orë në ditë”. Ndërkohë avokati mbrojtës i tij kërkoi që të zhvillohet një proces i ri nga e para. /a.y/noa.al