Transmetuar më 18-07-2019, 17:14

Autoritetet policore në Romë të Italisë prangosën dy shqiptarë të cilët kishin shkuar për të vjedhur një banesë.

Të pajisur me një zinxhir të madh, shqiptarët e moshës 42 dhe 40 vjeç, tentuan të ngjiteshin në ballkonin e një apartamenti në katin e parë.

Me mjete të forta ata thyen derën dhe arritën të hynin në banesë.

Menjëherë pas denoncimit të bërë nga një banor i lagjes, policia mbërriti në shtëpinë e romanit, duke e gjetur atë në rrëmujë totale.

Menjëherë pas arrestimit policia shoqëroi shqiptarët në komisariat, në pritje të vendimit të gjykatës. /k.k/noa.al/