Transmetuar më 18-07-2019, 17:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Vjenë, ku është takuar me zyrtarët e OSBE.

Ai bën me dije se gjatë këtij takimi është diskutuar për krizën politike në Shqipëri.

Nga ana tjetër ai shpreh qëndrimin e vendosur të opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.

“Në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën,

që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”, shkruan Basha. /a.y/noa.al