Makina përplas të miturin në Tiranë, në gjendje të rëndë
Transmetuar më 18-07-2019, 08:06
Foto ilustruese

Një i mitur ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes nga një makinë në Tiranë.

Efektivët e Policisë Rrugore Tiranë bënë arrestimin e shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar të miturin R. M., 14 vjeç banues në Tiranë.

I mituri u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...