Transmetuar më 17-07-2019, 23:48

Matthijs de Ligt (ende pa mbushur 20-vjeç) ka kaluar kontrollet mjekësore në Torino dhe do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Juventus.

Mbrojtësi holandez nuk mund të largohet nëse një klub tjetër nguron të pagujë 150 milionë euro, sipas klauzolës në kontratë.

Sipas kontratës ai do të bëhet mbrojtësi më i paguar në historinë e futbollit.

Sipas marrëveshjes së arritur me lojtarin e Ajaks, te Juve De Light do të fitojë 12 milionë euro në vit, gjithsej 60 milionë euro në pesë vite.

Në sezonin e ardhshëm në Itali, më shumë se ai do të fitojë vetëm Cristiano Ronaldo.

Kjo ishte edhe arsyeja e këmbënguljes së mbrojtësit që donte kalimin te Juventus, pasi kërkohej edhe nga Barcelona, ndërsa Ajaks pranoi 75 milionë euro për shitjen e tij./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd