Transmetuar më 17-07-2019, 21:10

Partizani arriti të rezistojë vetëm 45 minuta lojë. Ndonëse u ndëshkua, pati shanse për të barazuar rezultatin dhe ishte shumë pranë kualifikimit, por Trashi i futur në pjesën e dytë dhe Solomon, shpërdoruan dy rastet ideale për gol.

Për miqtë nga azerbajxhani të Karabag mjaftoi fillimisht goli i Ozobiç. Ailton nga e majta harkon në zonë dhe Ozobiç me kokë dërgon sferën në rrjetë, pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Portieri Alban Hoxha zhvilloi një ndeshje të mirë, duke mbajtur nën ethet e kualifikimit të kuqtë deri në sekondat e fundit. Por në minutën e fundit shtesë Karabag shënon golin e dytë me Kuintana, përmes kundërsulmit, i cili vulosi fitoren dhe kualifikimin në favor të skuadrës së tij.

Partizani i jep lamtumirë që në raundin e parë Champions League, ndërsa të enjten ekipet e tjera shqiptare, Teuta, Laçi dhe Kukësi përballen në Europa League.

Raundi i parë kualifikues, Champions League, Baku

Karabag-Partizani 2-0 (0-0)

Shënues: Ozobiç 51’, Kuintana 93’

Karabak: Vagner, Ailton, Mamadov, Medvedev, Abdullajev, Sadigov, Mikel, Romero, Ozobiç, Almeida, Zoubir. Trajner. Gurban Gurbanov

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj (Braun 83’), Telushi, Mala, Asani, Kordeiro, Çinari (Trashi 61’), Solomon (Ekuban 76’). Trajner. Franko Lerda

/a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd