Partizani pret të zbresë në fushë për ndeshjen e kthimit të UEFA Champions League ndaj skuadrës azerbajxhanase, Qarabag, e vlefshme për raundin e parë kualifikues.
Kampionët e Shqipërisë në “Dalga Arena”, ora 19:00, synojnë një rezultat pozitiv, qoftë edhe një barazim me gola, për kualifikimin . Rezultati i barabartë, 0-0 në takimin e parë i jep shpresa të besuarve të trajnerit italian, Franco Lerda, arrijnë kualifikimin në Baku.
Partizani ka publikuar edhe formacionet zyrtare për takimin me Qarabag.
Hakaj është konfirmuar në krahun e majtë, ndërsa Solomon ka marrë vendin e Mensah në majën e sulmit. Në ndryshim nga ndeshja e kaluar në krahun e majtë luan Çinari.
Solomon do të mbështetet nga Asani në sulm, për golin e shumëdëshiruar, ndërsa si strategji do të jetë loja mbrojtëse, me qëllim që të ruhet të paktën barazimi pa gola./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd