Sekuestrohen llogari bankare dhe truall, janë përfituar nga aktivitete kriminale
Transmetuar më 17-07-2019, 15:48

Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive mbi llogari bankare, truall dhe ranishte, në pronësi të pjesëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, njofton Policia e Shtetit.

Në kuadër të aksionit “Bizark”, janë janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetasve me inicialet, A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Seuestro preventive është vendosur për pasuritë si më poshtë:

– Shuma prej 72 mijë eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet  “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë.

– Ranishte me sipërfaqe 11 mijë e 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Tokë arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Truall me sipërfaqe 404,5 m2, plus godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147 m2,  sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e  ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Policia e Shtetit thotë në sqarimin për mediat se vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...