Transmetuar më 17-07-2019, 09:25
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje, ku djali ka goditur babanë me sëpatë.

Rreth orës 08:00 të kësaj të mërkure në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta” Lushnje, 30-vjeçari Dritan Veliu, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babanë e tij, Kujtim Veliu, 67 vjeç.

Më tej, pasi ka goditur babanë, 30-vjeçari është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Ndërkohë 67-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al