Transmetuar më 16-07-2019, 21:26

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi nga Durrësi se është gati për zgjedhje.

Reagimi i saj vjen pasi kreut demokrat, Lulzim Basha,  tha se pranon kërkesën e presidentit Meta për tre palë zgjedhje me 13 tetor

Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë, shtoi se periudha e verës do të jetë punë e plotë dhe fazë përgatitore për zgjedhjet.

“Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, “është një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit. LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi”, shtoi ajo.

“Jemi në këtë betejë jo për poste e karrige, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari”, nënvizoi Monika Kryemadhi. Presidenti Ilir Meta propozoi zgjedhje lokale, Presidenciale dhe Parlamentare të Parakohshme më 13 tetor /a.m/noa.al/