Trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajloviç, në marrëveshje me stafin mjekësor të klubit, vendosi të nisë fillimin e terapisë spitalore kundër leuçemisë.
Lajmi i sëmundjes që goditi trajnerin e Bolonjës, Sinisa Mihajlovic ka shqetësuar botën e futbollit dhe jo vetëm. Në ditët e fundit, tekniku rrëfeu se ai ishte goditur nga leuçemia dhe se ai kishte filluar trajtimin për ta luftuar dhe për ta mposhtur atë.
Trajneri serb deklaroi me guxim të madh se nuk kishte frikë, dhe madje dje, në marrëveshje me stafin mjekësor të shoqërisë emiliane, filloi edhe terapinë spitalore.
Njoftimi u bë nga Bolonja me një deklaratë zyrtare, të botuar në faqen e saj të internetit.
Në lidhje me sëmundjen, drejtori i përgjithshëm i spitalit të Bolonjas, Antonella Messori, shpjegoi se “krahasuar me 10 vjet më parë kemi bërë hapa të mëdhenj”, duke dhënë më tepër shpresë për pacientët se mund të mposhtin sëmundjen. /a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd