Transmetuar më 16-07-2019, 17:05

Disa konsumatorë në Sao Paolo të Brazilit kanë mbetur pa fjalë kur gjetën kokainë brenda kutive të detergjentit.

Autoritetet u vunë në dijeni dhe thanë se janë gjetur 80 kilogram lëndë narkotike, ndërsa raportohet se kjo është një formë për të pastruar rrugët kriminale.

Hetuesit besojnë se dyqani, ku u blenë detergjentet të hënën, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Por ka edhe dyshime që kutitë mund të jetnë vendosur gabimisht në rafte.

Një klient u përpoq ta kthejë kutinë me detergjentin në dyqan, ndërsa një tjetër e dorëzoi në stacionin lokal të policisë, raportojnë mediat.

Të paktën 4 persona janë arrestuar, përfshirë tre punonjës të dyqanit. /k.k/noa.al/