Transmetuar më 16-07-2019, 16:14

Autoritetet Greke të Atikës kanë arrestuar një shqiptar të akuzuar për dhunë dhe më pas grabitje të një çifti të moshuarish.

Ngjarja për të cilën 39-vjeçari akuzohet ka ndodhur në datën 26 prill të këtij viti, në Sepolia.

Pasi hyri në shtëpinë e të mosuarve, shqiptari ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre, duke i bërë për spital, shkruajnë mediat greke.

Ai do të dalë përpara drejtësisë për t’u përballur me akuzat. /k.k/noa.al/