Transmetuar më 16-07-2019, 15:56

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të Paprrit.

Një makinë, pasi ka dalë nga rruga, është përplasur me një bordurë dhe për pasojë ka pësuar dëmtime të mëdha.

Drejtuesi i automjetit ka mbetur i bllokuar, dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë lagështia në rrugë. /k.k/noa.al/