Transmetuar më 16-07-2019, 07:44

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Në hyrje të Gjirokastrës, në rrugën e Viroit, në lagjen “Gërhot”, është përplasur një makinë tip Skoda me një Ford.

Për pasojë njëra të dyja makinat kanë dalë nga rruga duke përfunduar mbi bordura.

Në makinën tip Ford në momentin e ngjarjes ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, ndërsa në atë Skoda, ndodheshin tre persona.

Fatmirësisht ka pasur vetëm lëndime të lehta, teksa lidhur me ngjarjen policia vijon hetimet. /a.y/noa.al