Transmetuar më 16-07-2019, 07:30

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Divjakë.

Rreth orës 05:30 të kësaj të marte, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, 57-vjeçari Agim Muça, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit.

Ndërkohë është dëmtuar edhe djali i tij shtetasi Rr.Muça, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga. /a.y/noa.al