Transmetuar më 15-07-2019, 22:06

Një virus shumë i thjeshtë i ftohjes mund të kurojë tumorin e fshikëzës së urinës.

Lajmi bëhet i ditur nga një skuadër kërkuesish britanikë të drejtuar nga shkencëtarë të Universitetit të Surrey, në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e Radioterapisë dhe Imazherisë të Institutit të Kërkimeve Tumorale, të klinikës Mayo.

Edhe pse studimi është bërë në vetëm 15 pacientë, rezultatet e marra janë aq kurajuese dhe premtuese sa më shumë mundësi jemi përpara një terapie revolucionare kundër kësaj të keqeje të madhe.

Kërkimi

Shkencëtarët të drejtuar nga profesor Hardev Pandha, akademik pranë Departamentit të Mjekësisë klinike dhe eksperimente të katedrës së Guildford, janë përqëndruar tek një virus i ftohjes, të quajtur coxackievirus (CVA21)

Një javë përpara se t’i nënshtroheshin operacionit kirurgjik të 15-të pacientët janë përfshirë në terapinë eksperimentale, të lidhur me futjen e virusit direkt në tumor nëpërmjet një kateteri. Nga analizat e bëra tek masa e marrë doli se jo vetëm qelizat e tumorit ishin vrarë dhe masa tumorale ishte zvogëluar tek të gjithë pjesëmarrësit, por njëri nga pacientët rezultoi plotësisht i lirë nga sëmundja. Kemi të bëjmë me një rezultat të mrekullueshëm, në veçanti për një tip tumori që ka rrezik rishfaqjeje dhe shumë i vështirë për t’u trajtuar. Karcinoma e fshikëzës, në fakt, kërkon operacione të vështira dhe kemioterapi mjaft toksike, përveç kësaj kemi të bëjmë me një nga tumoret më të kushtueshume me të cilin kanë të bëjnë sistemet nacionale të shëndetit.

Si vepron virusi i ftohjes?

Siç është deklaruar për BBC-në nga profesor Pandha, virusi coxsackievirus është " i veçantë" sepse kur hyn në qelizat e sëmura aktivizon një proteinë të sistemit imunitar të pacientit dhe stimulon qelizat imunitare të sulmojnë ato të sëmura, duke lënë mrekullisht të paprekura qelizat e shëndosha. Karcinoma e fshikëzës konsiderohet si tumor " i ftohtë" , pasi nuk sulmohet nga qelizat imunitare; virusi coxsckievirus e bën të "nxehtë " dhe lejon sistemin imunitar të bëjë punen e tij me saktësi kirurgjike. Për shkak të numrit shumë të vogël të pacientëve të përfshirë në studim, është akoma herët për të shpallur fitore, megjithatë shkencëtarët janë optimist mbi faktin se kanë hedhur themelet për një terapi revolucionare. Siç mëson noa.al, shumë shpejt do të organizohen studime klinike më të gjera që të merren konferma të sakta. Detajet e kërkimit janë publikuar në revisten shkencore Cancer Research./a.k/noa.al/