Transmetuar më 14-07-2019, 16:02

Edhe pse duket e vështirë për t’u arrirë, Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ka ndërmarrë një mision që synon mbjelljen e katër miliardë pemëve në të gjithë vendin.

Kjo, sipas tij, është e domosdoshme po të kemi parasysh faktin se Etiopia është vendi i dytë më i populluar i Afrikës.

Projekti do vihet në zbatim gjatë sezonit të shiut.

“Gjatë viteve të fundit, sipërfaqja e pyjeve në Etiopi është zvogëluar dhe ne kërkojmë ripyllëzimin kombëtar me 40 pemë për kokë”, tha zyra e kryeministrit në një postim në mediat sociale.

Në fotot e publikuara kryeministri Abiy shihet duke mbjellë një filiz që zyrtarizon iniciativën. /k.k/noa.al/