Transmetuar më 13-07-2019, 19:44

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë bashkëshortin e saj gjatë momentit teksa po kryenin marrëdhënie seksuale.

Ajo është shfajësuar para drejtësisë duke thënë se “burri ishte shumë i dhunshëm”.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, por është shfaqur përsëri në vëmendjen e kronikës, për shkak të procesit, që u mbyll në ditët e kaluara me dënimin e gruas me 15 vite burg me akuzën e vrasjes me dashje.

Sipas të dhënave të mbledhura nga hetuesit, dhe siç shkruan e përditshmja Metro, Jennifer Lynn Via, 49 vjeçe, ka vrarë bashkëshortin e saj Thomas Via, 47 vjeç, në banesën e tyre më Huntington, në Ëest Virginia, gjatë një përqafimi.

Gruaja është justifukuar duke thënë se ishte e dëshpëruar nga sjelljet e dhunshme të bashkëshortit.

Sipas Jennifer në fakt, burri i saj pëlqente të bëntë seks në mënyrë të veçantë dhe të dhunshme, duke bërë tualet, duke u maskuar dhe duke propozuar shkëmbime të vazhdueshme të rolit.

Episodi i dhunshëm i radhës gjatë marrëdhënies seksuale, ka shkaktuar zemërimin tek gruaja, e cila e ka vrarë bashkëshortin me një thikë në zemer.

Siç raporton noa.al, gruaja e viktimës, ka deklaruar që atë mbrëmje ishin të dy të dehur dhe që qëllimi i saj nuk ishte që të vriste burrin, por vetëm të reagonte kundër dhunës ndaj saj.

Kur ka vënë re se sa e rëndë ishte situata, Jennifer ka lajmëruar menjëherë ndihmën e shpejtë, por për burrin nuk mund të bëhej më asgjë./a.k/noa.al/