Transmetuar më 13-07-2019, 12:26

Bistakët e rrushit shiten në ankand për thuajse 10 mijë euro. Është kjo ajo që ka ndodhur në Japoni dh bëhet fjalë për dy bistakë rrushi “Ruby Roman”, duke shënuar kështu rrushin më të shtrenjtë në histori.

Kjo për shkak të një varieteti të rrallë rrushi, të hedhur në treg 12 vite më parë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, personi që i bleu është pronar i tre hoteleve në stil japonez.

Rrushi “Ruby Roman”, është një varietet ekskluziv i pazgjedhur, i cili kultivohet në prefekturën e Ishikawa, të Japonisë.

Ky rrush ka një nivel shumë të ulët aciditeti dhe prani të lartë sheqeri dhe është shumë i lëngshëm. Ndërkohë vetëm një kokërr e tij peshon 20 gramë, shkruan noa.al.

Koha e keqe gjatë muajit qershor, ngjalli shqetësim te fermerët, për shkak të dëmeve që iu shkaktoi por situata u normalizua më tej.

Në qendrat tregtare dhe dyqanet e veprave të artit këta rrush ekspozohen si argjendari, të mbrojtur nga një rrjetë e bardhë. /a.y/noa.al