Transmetuar më 13-07-2019, 00:27

UEFA, nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, ka përshëndetur vendimin e CAS që u mor ditën e sotme, për të lënë në fuqi dënimin e “Skënderbeut” me 10 vite përjashtim nga Kupat e Evropës, si dhe gjobën 1 mln euro.

Në faqen e saj zyrtare UEFA shkruan se e mirëpret vendim e CAS, që i jep të drejtë asaj.

Sipas UEFA-s, “Skënderbeu” është fajtor në fiksimin e ndeshjeve dhe se me këtë veprim CAS njeh edhe sistemin BFDS, me të cilin u dënua klubi korçar.

BFDS është një sistem, i cili me anë të lëvizjeve të koeficientëve, vërteton paracaktimin e rezultateve të ndeshjeve.

“Skënderbeu” është klubi i parë që dënohet nëpërmjet sistemit BFDS.

Në të ardhmen ky sistem pritet të përdoret gjerësisht nga UEFA, për të dënuar klube të tjera.