Transmetuar më 12-07-2019, 19:39

Një shqiptar që akuzohet se vrau gruan e vet ka dalë sot përpara gjykatës së Oksfordit në Britani.

Bëhet fjalë për Fatos Xhetën, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së Safie Xhetës, bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në 17 qershor të këtij viti, në Firence të Italisë.

I pandehuri foli nëpërmjet një përkthyesi shqiptar për të konfirmuar identitetin e tij, por nuk dha detaje të tjera dhe nuk u shfajësua për krimin.

Seanca gjyqësore e radhës do të jetë në datën 2 dhjetor të këtij viti.

Sa i përket ngjarjes, është konfirmuar se gruaja ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë. /k.k/noa.al/