Transmetuar më 12-07-2019, 19:20

Pesë shqiptarë janë ndaluar nga policia greke, si pjesë e një grupi trafikantësh droge.

Në pranga ka rënë edhe një 37-vjeçar grek, ndërsa bashkë me shqiptarët trafikonin lëndë narkotike drejt vendit fqinj.

Aksioni është zhvilluar në Kipseli dhe në Patisia, Athinë. Policia ka sekuestruar 84 kg e 411 gram marijuanë, një shumë prej 6 mijë e 245 eurosh, një automjet, një motor, një peshore, 6 celularë.

Policia greke thotë se ky grup ka arritur të fitojë rreth 180 mijë euro nga trafikimi i drogës.

Shqiptarët e prangosur janë të moshës 27-44 vjeç. /k.k/noa.al/