Transmetuar më 12-07-2019, 16:55

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3, Tiranë vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit.

Policia ka njoftuar se ne pranga ka rene shtetasi Dashamir Musa, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”

Ndalimi i tij u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin Denis Bregu, 31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Musa, në momentin që ka kryer këtë vepër penale ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë./b.l/noa.al/