Ekipet shqiptare në Europë. Turpërohet Teuta, shpresë për Laçin
Transmetuar më 11-07-2019, 19:22

Teuta është mundur me shifrat e thella 3-0 në fushën e Ventspils, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europa League.

Durrsakët nuk ishin në lartësinë e duhur në këtë takim, kjo për meritë edhe të kundërshtarit.

Ndërkohë, një pikë shprese ka për Laçin që barazoi në shtëpi me izraelitët e Hapoel Beer Sheva.

Laçianët ishin të parët që kaluan në avantazh por nuk mundën ta ruanin deri në fund epërsinë.

Në minutën e 78′ izraelitët shënuan golin e barazimit, teksa treguan edhe një nivel të lartë loje. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...