Shkarkimi i Metës, ish-deputeti: Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal
Transmetuar më 11-07-2019, 12:47

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, e ka cilësuar Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një grup të strukturuar kriminal.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braimllari shkruan se kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja, është kapur në përgjime duke i ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë.

“Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë pasi ky i kishte shërbyer në fushatën e Dibreë. Ulsiu i thoshte: “ti je për më nalt, me kap ndonjë gjë të madhe se na duhesh”. Për ç’farë i duhesh Ulsiut për të ndarë paratë e trafiqeve?! “, shkruan ai.

Për këtë, sipas ish-deputetit, Manja duhet të ishte sot nën hetim pa imunitet dhe nën arrest, ndërsa e paralajmëron se dosja e përgjimeve të Dibrës “184” do të hetohet nga drejtësia e pavarur dhe jo nga shoqja e Ulsiut, Arta Marku.

“Ulsiu sot duhet të ishte nën hetim pa imunitet dhe në arrest nëse do kishim një Prokurori të Pavarur dhe jo të emëruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu më 18 dhjetor, kur votohej në kundërshtim me Kushtetutën për Prokurorin e Përgjithshëm ishte aq shumë aktiv dhe e mbronte me zell të madh. Mos u shqetëso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga një drejtësi e pavarur”, thekson Braimllari./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...