Stuhi e frikshme në Greqi, humbin jetën 6 turistë
Transmetuar më 11-07-2019, 07:59

Një stuhi e frikshme ka shkaktuar një bilanc tragjik në Greqi, ku si pasojë e motit të keq gjashtë persona kanë humbur jetën.

Mësohet se stuhia goditi zonën turistike të Halkidiki, çka për pasojë çoi në vdekjen e gjashtë turistëve, mes tyre dy fëmijë 2 dhe 8 vjeç. Mes viktimave dy janë turistë çek, dy rusë dhe dy rumunë.

Po ashtu rreth 100 persona kanë mbetur të plagosur, teksa shumë pemë janë shkulur, disa makina janë përmbysur si dhe janë shkatërruar shtëpi e dyqane.

Gjithçka ndodhi brenda afro dhjetë minutave gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës.

Në fotografi dhe video, mund të shihni çfarë mbeti pas nga stuhia. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...