Shkon në 9 numri i të plagosurve nga aksidenti në Pogradec, një në gjendje kritike
Transmetuar më 10-07-2019, 22:39

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Pogradec.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdove.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 9 persona.

Ata ishin duke udhetuar në një makinë tip “Land Rover”, nga Kalivaci në drejtim të Pogradecit kur makina ka dalë nga rruga.

Njëri prej të rinjve ndodhet në gjendje të rëndë, ndersa të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...