Parashikimi i motit, e enjte 11 korrik 2019
Transmetuar më 10-07-2019, 17:46

Moti sot do të jetë i vranët në të gjithë vendin gjatë paradites, por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira fillimisht në veri dhe më pas do të perfshijnë gradualisht të gjithë vendin.

Herë pas-here shirat do të jenë në formën e shtrëngatave me intesitet deri mesatar, gjithashtu priten stuhi lokale breshëri.

Gjithashtu problematike sot do të paraqitet Era, sidomos në zonat bregdetare. Nata sjell përmirësim të kushteve atmosferike. Era do të  jetë me drejtim  Jugperëndim (SW) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0  metër në det të hapur.

Temperaturat e ajrit nga mesdita pësojnë rënie me 2-3⁰C duke u luhatur nga 15⁰C deri në 33⁰C.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   15/27°C

Zonat e  ulëta  22/33°C

Zonat  bregdetare 24/31°C./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...