Transmetuar më 10-07-2019, 17:22

Një teknik avionësh ka humbur jetën pasi ngeci aksidentalisht në derën e mjetit fluturues, në Kolkata të Indisë.

Rohit Pandey po kontrollonte mirëmbajtjen e aeroplanit në Aeroportin Ndërkombëtar të Netaji Subhash Chandra Bose kur dera hidraulike u mbyll aksidentalisht dhe ai u mbërthyer në mes të këndeve të derës.

Mjekët shkuan menjëherë në vendngjarje por trupi i teknikut nuk mund të tërhiqej dhe dera duhej të pritej nga një mekanik.

Pandey u shpall i vdekur pak pasi dera u thye. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) ka nisur hetimet për incidentin. /k.k/noa.al/