I dënuar për vrasje në Itali, kapet në Durrës i shpalluri në kërkim ndërkombëtar
Transmetuar më 10-07-2019, 13:00

Ishte dënuar për vrasje në Itali, por për një kohë të gjatë i kishte shpëtuar drejtësisë, deri në arrestimin e tij paraditen e sotme.

Një person i në kërkim ndërkombëtar për vrasje, u arrestua në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, u vu në pranga Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës.

Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18 shkurt 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Në pritje të ekstradimit të 49-vjeçarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...