Transmetuar më 10-07-2019, 11:40

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro.

Shkarkimi i tij vjen vetëm tre muaj e gjysmë pas marrjes së detyrës, ku zëvendësoi Vasilika Vjeron.

Duro u vu në krye të Tatimeve më 27 mars, por duket se puna e tij nuk ka qenë e kënaqshme.

Kjo pasi vendimi i shkarkimit është argumentuar me poerformancën e ulët në punë.

Për Duron thuhet se nuk ka realizuar objektivat e vendosur, duke bërë që të ikë nga drejtimi i drejtorisë më të madhe të Tatimeve. /a.y/noa.al