Transmetuar më 10-07-2019, 09:51
Lenda narkotike e sekuestruar

Policia e Fierit thotë se ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta duke vënë në pranga një person.

Pasditen e kësaj të marte u bë arrestimi i Saimir Sali, 30 vjeç, banues në Patos.

Pas informacioneve të mara në rrugë operative se i riu shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash, u ushtrua kontroll personal ndaj tij.

Gjatë kontrollit të riut i’u gjetën me vete nëntë doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al