Meta takon homologun maqedonas: Sot një muaj i shpërdoruar nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve
Transmetuar më 10-07-2019, 09:19

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me homologun maqedonas, Stevo Pendarovski.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.

Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”, thotë Meta.

Ai shton se bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, deklaron kreu i shtetit. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...