Përfshihet nga zjarri një makinë në Elbasan, dyshimet e para
Transmetuar më 10-07-2019, 09:08
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Elbasan.

Zjarri ra në automjetin tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E.Ç., gjatë kohës që ishte i parkuar në afërsi të banesës.

Si pasojë e flakëve mjeti ka pësuar dëme të shumta.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, teksa hetimet janë në vijim.

Aktualisht grupi hetimor po punon zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...