Itali, shqiptari i vë flakën qelisë së burgut
Transmetuar më 10-07-2019, 07:43

Një shqiptar i ka vënë flakën qelisë së tij, në burgun e Sienës në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në burgun e San Gimignano, ku shqiptari i ka vënë zjarrin dyshekut dhe çarçafëve.

Kjo pasi shqiptari ndodhej në qelinë e izolimit.

U desh ndërhyrja e gardianëve për shuarjen e flakëve, ku gjatë kësaj kohe për shkak të problemeve me frymëmarrjen, tre policë dhe shqiptari u dërguan për mjekim në spital.

Lidhur me arsyet e këtij veprimi, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...