Transmetuar më 09-07-2019, 22:13

Me kalimin e viteve ne nuk jemi më të njëjtët.

Rutina mund të kthehet në monotoni dhe në shumë raste kjo gjë mund të çojë edhe në depresion.

Por kush tha që gjatë plakjes jeta nuk mund të jetë e gëzueshme?! Noa.al ju sjell disa këshilla dhe mënyra jetese që mund të na mbajë zemrën, shpirtin por edhe trupin duke jetuar gjithë freski.

-Angazhohu në mbledhjet dhe aktivitetet shoqërore

Për shkak të përditshmërisë, njeriu mund të kaplohet nga depresioni dhe vetmia. Shëndeti mendor mund ta pësojë për shkak të mungesës së aventurave apo aktiviteteve. Duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme, ju mund të takoni njerëz të rinj, mund të krijoni lidhje të reja, të dëgjoni histori të ndryshme dhe në këtë mënyrë mund ta shihni jetën përmes perspektivave të reja. Ju mund t’i bashkoheni një klubi leximi apo të rikrijoni lidhjet me miqtë e fëmijërisë dhe të riktheni kujtimet e së kaluarës tuaj. Futjuni punës për të zbatuar këshillat që vijojnë si më poshtë:

-Qendro i/e lumtur dhe pozitiv

Çelësi i lumturisë, është pozitiviteti që ju zotëroni. Përpiqu të jesh pozitiv dhe qendroni larg emocioneve negative. Përpiquni të gjeni lumturinë në gjerat e vogla të jetës. Shijoni perëndimin çdo ditë. Shihni Hënën çdo natë. Bëni ecje të gjata në bregdet. Bëni biseda të thelluara me partnerin/en tuaj ose luani me kafshën tuaj (qenin, macen etj). Ji mirënjohës për gjithçka dhe shijo çdo moment.

-Mbani një linjë të balancuar të gjumit

Bëni çdo ditë një gjumë cilësor. Mbylleni ditën tuaj me mendime pozitive dhe jini mirënjohës për çdo gjë qe keni në jetë. Përpiquni të mbani një linjë të balancuar të gjumit duke fjetur të paktën 7-8 orë. Shijojeni gjumin e thellë dhe qendroni aktiv gjatë ditës.

-Zhvilloni lidhjet e shëndetshme dhe mbani lag njerëzit negativë

Përpiquni të ndërtoni marrëdhënie me njerez që kanë pikëpamje pozitive për jetën. Mbajini larg njerezit që transmetojnë negativitet. Mbani pranë vetes njerëz që përcjellin pozitivitet dhe shijoni kohën me njerëz të mirë.

-Bëni shëtitje të gjata

Duke bërë shëtitje të gjata do ndihmosh shëndetin dhe mendjen. Shëtitjet mund t’i bëni në bregdet ose të dilni me kafshën tuaj që mund të keni në shtëpi. Shijoni perëndimin në mënyrë që mendja juaj të jetë e re dhe e shëndetshme.

-Shihni një “fotografi”

Duhet kuptuar se në këtë univers të madh, ne jemi “si një pikë uji në oqean”. Lëviz dhe eksploro botën. Shihni mrekullitë e natyrës dhe vlerësoni bukuritë e universit. Takoni njerëz të rinj dhe shihni ndryshimin.

-Praktiko një dietë të ushqyeshme

Në çdo moshë njeriu duhet të ushqehet shëndetshëm. Një balance e duhur ushqimore i shërben pozitivish trupit dhe mendjes. Hapi i parë i vetë-kujdesit, është ushqimi i mirë.

-Asnjëherë mos ndalo së mësuari

Kapaciteti i trurit tonë, është ende i paeksploruar. Shih në kënde të ndryshme të mendjes tënde. Merru me gjëra të reja si qendisje, fotografi, pikturë, lundrim etj. Lexo libra të rinj dhe aktivizohu në kurse të ndryshme. Dija nuk njeh moshë.

-Shmangni stresin

Ndersa plakesh, ti i afrohesh moshës së qetësisë. Pas punës që ke bërë gjatë gjithë jetës dhe kalimit të fazave apo sfidave të ndryshme, ti meriton një jetë pa stres dhe të lirë. Gjej lumturinë te gjërat e vogla. Joga dhe meditimi ndihmon këdo që të ketë një jetë të shëndetshme dhe pa stres.

-Mbani lëkurën e trupit të shëndetshme

Teksa ne plakemi lëkura jonë  ehumbet shkëlqimin dhe fortësinë. Përdorni mbrojtës kundër Diellit në periudhën e verës në mënyrë që lëkura juaj të shkëlqejë çdo ditë. Qendro i ri në shpirt dhe në pamje./a.k/noa.al/