Transmetuar më 09-07-2019, 19:07

Nga Samiti SEECP, Presidenti i Shqipërisë kërkoi nga Serbia njohjen e shtetit të Kosovës, teksa e pranishme në këtë takim ishte edhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

“Pavarësia e Kosovës sot është një realitet dhe vendet si Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të njohin pavarësinë e saj”, tha Ilir Meta, por kjo deklaratë duket se nuk u prit mirë nga shefja e ekzekutivit serb.

Bërnabiç i konsideroi menjëherë provokime qëndrimet e Presidentit shqiptar.

Në një video të transmetuar nga mediat atje duket qartë replika mes presidentit shqiptar dhe kryeministres serbe pas kërkesës së bërë nga Meta,  i cili shtoi se tashmë ka ardhur koha për të pranuar realitetin se Kosova është një shtet i  pavarur, ka institucionet e veta dhe mëvetësia e saj është e njohur nga shumë vende të botës.

Në këtë takim nuk mori pjesë qeveria shqiptare për shkak të një incidenti diplomatik që ndodhi mes organizatorëve të këtij Samiti dhe Kosovës. /k.k/noa.al/