Transmetuar më 09-07-2019, 18:15

Një ditë pas protestës, kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar një video në Facebook për të treguar pjesëmarrjen.

“Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim”, shkruan Lulzim Basha krahas videos.

Sipas tij, qytetarët kërkojnë një ndryshim të vërtetë për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë, dhe që do t’i hapë rrugë integrimit të vendit në BE.

“Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.

Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore”, shkruan Basha.

Ndërsa transformimi politik, sipas liderit demokrat, do të realizohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira.

“Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë.

Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari”, përfundon Basha. /k.k/noa.al/