Transmetuar më 09-07-2019, 15:49

Për të luftuar kapsllëkun, nuk është e nevojshme të përdoren ilaçe. Mund të provojmë me këto ushqime natyrore.

Kapsllëku është sigurisht një gjendje e pakëndshme me të cilën mund të përballemi. Por ne gjithashtu mund ta lufttojmë  më thjesht dhe drejtpërdrejt me disa ushqime natyrore që mund të shtojmë në dietën tonë.

Kosi, i cili me probiotikët e tij rregullon aktivitetin e zorrëve dhe normalizon procesin e stomakut. Një kavanoz për mëngjes, për rreth dy javë me siguri do t’ju ndihmojë.

Brokoli është gjithashtu i shkëlqyer, duke e mbajtur zorrën të pastër, pasi ne të gjithë i dimë përfitimet e tij shumë të rëndësishme.

Rrushi bën mirë në këtë luftë kundër kapsllëkut. Ky lloj fruti është i pasur me ujë dhe fibra.

Dhe siç thonë, "një mollë në ditë e mban mjekun larg". Dhe është mirë edhe në këtë rrethanë. Gjithmonë për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave. Por nuk mund të anashkalojmë spinaqin dhe bishtajoret, kryesisht thjerrëzat dhe fasulet.

Uji që lufton dehidrimin, e cila është një nga shkaqet kryesore të kapsllëkut. Dhe çdo mjek, dietist dhe dietolog gjithmonë rekomandon të pini të paktën dy litra ujë në ditë për të mbajtur zorrët e pastra dhe trupin efektiv./b.l/noa.al/