Transmetuar më 09-07-2019, 14:57

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka takuar sot në Samitin e Sarajevës, Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Gjatë takimit, kreu shtetit shqiptar ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Meta i ka shprehur mirënjohje Presidentit të Turqisë për peshën që po mban vendi i tij për të mbrojtur Ballkanin dhe Europian nga emigracioni i paligjshëm.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, z.Rexhep Taip Erdoğan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.

Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.🇦🇱🤝🇹🇷”, shkruan Meta.