Transmetuar më 09-07-2019, 12:07

Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR në votimet e 30 qershorit, Audrey Glover, ka shkuar mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Gjatë kësaj vizite ajo ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Gjithçka lidhur me votimet e dhjetë ditëve më parë, të cilat nuk njihen nga opozita.

Ndërkohë në konferencën lidhur me përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor, Glover tha se në një klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur.

“ Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa mbajtur parasysh elektoralin. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur këto zgjehdje pa opozitën. Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar”, tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR. /a.y/noa.al