Transmetuar më 08-07-2019, 23:10

Opozita zhvilloi protestën e radhës gjatë mbrëmjes së sotme në Kryeqytet.

Në fjalimin përmbyllës nga selia e Partisë Demokratike, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama, e ka marrë vulën e largimit nga shumica absolute e shqiptarëve.

Sipas tij shumica absolute e shqiptarëve e kanë përqafuar thirrjen “Rama ik”.

Pas mbylljes së protestës ka reaguar edhe Edi Rama nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale.

Siç ka bërë në postimet e fundit, ai ka përmendur një shprehje të ish-gjeneralit kinez Sun Tzu.

“Fituesit fillimisht fitojnë, pastaj nisen në betejë. Ndërsa humbësit nisen njëherë dhe më pas rreken të fitojnë”, shkruan Rama.

Basha në fjalimin përmbyllës paralajmëroi se ditë dhe javë aksioni të ngjeshur politik për ti dhënë sipas tij forcë dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për çdo shqiptar./a.k/noa.al/